Këngëtari i njohur, Justin Bieber ka bërë të ditur se ai është diagnostikuar me sëmundjen “Lyme”, që është një infeksion bakterial.

Në një postim të bërë në rrjetin social Instagram, ai ka shkruar: Shumë njerëz janë duke thënë se gjendja ime është shumë e keqe, por ata nuk arrijnë ta kuptojnë se unë jam diagnostikuar kohët e fundit me sëmundjen Lyme. Jo vetëm kaq sepse unë pata një komplikacion të rëndë, që preku funksionimin e lëkurës, trurit, energjisë dhe shëndetit tim. Por gjithçka do shpjegohet më tej, përmes një serie videosh, që unë do publikoj së shpejti në kanalin tim zyrtar në YouTube. Aty ju do mësoni gjithçka, me çfarë unë jam përballur kohët e fundit. Do kalojnë disa vjet dhe marrja e një trajtimi të duhur do ndihmojë në kapërcimin e kësaj sëmundjeje, deri tani të pashërueshme dhe unë do të rikthehem më mirë se kurrë.

Sëmundja Lyme është një infeksion bakterial që te njerëzit merret përmes insekteve të infektuara, të tilla si rriqrat. Kjo sëmundje nuk mund të transmetohet nga një person në tjetrin. Simptomat e saj përfshijnë skuqje të syve, dhimbje të muskujve, lodhje dhe ethe. /tvklan.al