Torinezët mposhtën Leçen me rezultatin 4 me 0

Juventus bëri detyrën ndaj Leçes duke e mundur të premten me rezultatin 4-0 në sfidën që hapi javën e 28 të Serie A. Një sukses që e çon në 7 pikë diferencën me Lazio që do të luajë sot në orën 21:45 me Fiorentina.

Leçe që po lufton për të qëndruar në Serie A luajti për 30 minuta si e barabartë me skuadrën kampione të Italisë në fuqi. Pas pjesës së parë nën ritëm, lojtarët e Juve u kthyen në fushë më të vendosur duke realizuar 4 gola me Dybala, Ronaldo, Higuain dhe De Ligt.

Juventus e mbajti portën të paprekur dhe gjatë ndeshjeve në shtëpi gjatë 2020 ka pësuar vetëm 1 gol. Skuadra e Maurizio Sarri pas disfatës në finalen e Kupës së Italisë i ka përqendruar forcat te kampionati ku do të luajë edhe 10 ndeshje.

Tv Klan