Skuadra e Juventusit po përgatit mbylljen e kontratës me Thiago Motta-n. Trajneri, i cili u shkarkua nga detyra më 23 mars 2025, ka një kontratë të vlefshme me klubin bardhezi deri më 30 qershor 2027.
Megjithatë, siç raporton “La Gazzetta dello Sport”, nga dita e sotme, e hënë 1 qershor, është aktivizuar një klauzolë që i lejon klubit zgjidhjen e parakohshme të bashkëpunimit.
Sipas të përditshmes italiane, qëllimi i drejtorit të klubit, Comolli, është të ushtrojë të drejtën e ndërprerjes së kontratës një vit përpara afatit. Për ta bërë këtë, Juventusi duhet t’i paguajë trajnerit një dëmshpërblim pak më të ulët se shifra prej 3.5 milionë eurosh neto që ishte garantuar për sezonin e fundit.
Përmes kësaj lëvizjeje, klubi torinez synon të kursejë një pjesë të konsiderueshme të buxhetit edhe sa i përket taksave të pagave.
/tvklan.al












Botërori 2026 
