Juventus u rikthye te fitorja në Serinë A. “Zonja e Vjetër” triumfoi 2-0 në shtëpi ndaj Atalantës, në sfidën e javës së pestë.

Pas fillimit të qetë, Francisco Conceicao zhbllokoi takimin në minutën e 28-të, pas asistit të marrë nga Celik.

Atalanta tentoi të reagonte, por në pjesën e dytë e pësoi sërish. Edon Zhegrova asistoi nga goditja e këndit për Bremer, i cili shënoi të dytin në minutën e 77-të.

Këtë avantazh, Juventusi e ruajti deri në fund, për të marrë fitoren, e cila e ngjit në kuotën e 10 pikëve, në vendin e gjashtë.

Atalanta duket në krizë, pasi mban vendin e 12-të me vetëm gjashtë pikë, ndërsa kjo është humbja e tretë radhazi.

/tvklan.al