Juventusi triumfoi me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Venezias, në duelin e javës së 12-të në Serinë A.

Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, e dyta ishte tjetër histori, ku bardhezinjtë shkëlqyen me katër gola.

Në minutën e 53-të, Woltemade zhbllokoi takimin pas një topi të mbetur në zonë. Sulmuesi asistoi te goli i dytë, i shënuar nga Koopmeiners gjashtë minuta më vonë.

Cabal realizoi të tretin me kokë në minutën e 65-të, pas një krosimi të marrë nga Edon Zhegrova. Ndeshjen e vulosi Kolo Muani në minutën e 71-të me penallti.

Me këtë sukses, Juventusi ngjitet në vendin e gjashtë me 21 pikë, ndërsa Venezia renditet e parafundit me gjashtë pikë.

/tvklan.al