Juventusi ka zyrtarizuar dy goditje të mëdha në merkato, duke rikthyer sulmuesin Randal Kolo Muani dhe duke transferuar talentin e ri Kerim Alajbegovic.

Skuadra e Paris Saint-Germain dha dritën jeshile për transferimin përfundimtar të sulmuesit francez për shifrën e 50 milionë eurove. Futbollisti mbërriti në Torino për të kryer vizitat mjekësore dhe për të nënshkruar një kontratë deri në vitin 2031.

Pas përvojës pozitive në formë huazimi në vitin 2025 ku realizoi 10 gola në 22 ndeshje, Kolo Muani rikthehet te bardhezinjtë për të marrë fanellën me numrin 9.

Po ashtu, klubi torinez njoftoi blerjen e anësorit boshnjak Kerim Alajbegovic nga Bayer Leverkuseni për 30 milionë euro plus bonuset.

19-vjeçari ka lidhur të ardhmen e tij me bardhezinjtë duke nënshkruar një kontratë 5-vjeçare. Të dy lojtarët do të udhëtojnë menjëherë me pjesën tjetër të skuadrës për fazën përgatitëse në Hong Kong.