Një lojtar e përfaqëson fillimisht shtetin e tij jo vetëm me talent, por me uniformë.

Stilisti i mirënjohur, Joni Peçi, i ftuar në emisionin e sotëm “Kampionët e Botës”, në TV Klan, dha një pikëpamje se si duhet të jenë uniformat e futbollistëve.

I vënë përballë uniformave të Spanjës, Gjermanisë, Francës, Argjentinës, Anglisë dhe Brazilit, Peçi u shpreh se shpesh luajnë rol të madh sponsorët.

“Të gjitha janë të bukura, por ka ndryshuar epoka e uniformave bazike që ka qenë, ku gjithçka prezantohej për ngjyrat e flamurit kombëtar. Tashmë është komercializuar çdo gjë, ku luajnë rol shumë të rëndësishëm sponsorët e skuadrave apo shteteve të ndryshme dhe ku luhet me detaje shumë të vogla, ku duket flamuri kombëtar. Në këtë rast Gjermania është pothuajse ndër të paktat vende ku ka qëndruar besnike edhe flamurit kombëtar, ndërsa të tjerat janë uniforma ku janë përdorur herë-herë ngjyrat e flamurit, por kanë shkuar në interes të sponsorëve”, tha ai.

Për stilistin, “stafetën” e uniformës më të bukur e mban Gjermania, për shkak se ka mbajtur të njëjtën linjë përgjatë kohës.


/tvklan.al