Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek e Diela Shqipare është bërë Selimi i cili ka rrëfyer historinë e jetës së tij dhe si është njohur me bashkëshorten që ai ka sot.

Selimi: Kam ftuar nusen time Filloreta. Para 17 vitesh unë humba nënën time dhe në atë kohë unë isha ushtar. Atë moment e përjetova shume keq dhe sjellja ime filloi të mos ishte e rregullt. Fillova të zihesha me njerëzit, s’doja të shihja njerëz me sy, bëja sherre të kota dhe kështu vazhdoi, më ndryshoi komplet si njeri.

Ardit Gjebrea: Por dikush e ndryshoi karakterin tënd përsëri.

SelimiMua më doli një variant për në Itali për 3 muaj, shkova atje punova dhe kur u ktheva ishte momenti që takova një vajzë në Durrës tek tregu i rrobave, e ndoqa nga pas, ajo ishte me babain e saj. Mua më pëlqeu edhe shkova nga mbrapa, e shoqërova deri tek lagjia e vetë derisa i mësova dhe shtëpinë. Ajo më pa dhe më ndiqte me sy. Kur ishte në autobus që po shkonte tek shtëpia, i bëra një shenjë i thashë të pres tek rruga prapë se unë nuk të vij tek shtëpia. Ajo më tha ok por nuk isha e sigurt nëse do dilte. Zbritëm nga autobusi, ajo iku me të atin, e shoqëroi deri në shtëpi dhe pas 10 minutash doli, kemi shkuar tek një kafe aty pranë, kemi biseduar, kemi ndenjur afër 3 orë. I treguam për njëri-tjetrin, ajo mi tregoi të gjitha, por unë jo çdo gjë. Për humbjen e mamasë nuk i tregova, mendova se ishte herët, të shikonim një herë si do vinin punët.

Aty shkëmbyem numrat e telefonit dhe që asaj dite ne vazhduam të flisnim në telefon. Kur e takova atë, vëllai i saj i vogël nga kishte parë bashkë dhe me vrap tek shtëpia i kishte thënë të atit. Kur vajti tek shtëpia i thotë i ati kush ishte ai çun dhe kjo i tha që gënjen ai se është i vogël. Më vonë në darkë i kishte thënë që o babi është e vërtetë, jo se kemi gjë serioze, nuk e di tani të shohim. Ai tha që nëse është gjë serioze të paktën të vijë që ta njoh unë si djalë. Unë i thashë që është shumë herët. Ika sërish në Itali, por s’më zinte vendi thashë do iki të fejohem, s’ka më. Pasi erdha nga Italia, fola me gjyshen time i thashë kam njohur një vajzë do shkojmë t’ja kërkojmë dorën dhe kjo i thotë babait tim dhe gjithë natën kanë qëndruar pa gjumë, si do shkojmë, si do na presin. Shkojmë dhe pa që ishin mbledhur të gjithë dhe aty u çlirua pak se ishte në tension.

Selimi tregon se prindërit ranë dakort me fejesën tonë. Pasi u martuan ai filloi prapë të sillej keq, të zihej me njerëzit, tek puna që ishte nuk rrinte edhe fjala më e vogël që i thoshin, i dukej sikur e ofendonin, por bashkëshortja i ka qëndruar gjithmonë pranë dhe e ka mbështetur. Ata janë bërë edhe prindër të 3 fëmijëve.

Selimi rrëfen se para 3 muajsh asaj i ka humbur babai dhe e ka përjetuar shumë keq sepse ishte shumë e lidhur me të. Ai ka marrë një ofertë pune nga burri i motrës së tij për të ikur në Itali, por ajo nuk dëshiron që të rrijë vetëm me 3 fëmijë. Ai vjen sot në studio për t’i thënë që edhe nëse kontrata e punës do i dalë, ai nuk do shkojë, do e anulojë. /tvklan.al

Ka një mesazh për ty – Bekimi i nënës! (28 Mars 2021)

Valentina nga Fieri ka ardhur në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare për të rrëfyer marrëdhënien e ngushtë që ka me djalin e saj të madh Erionin dhe për ta surprizuar ditën e tij të ditëlindjes. Ajo ka rrëfyer se Erioni është i fejuar dhe shumë shpejt do kalojë në një shtëpi tjetër me nusen, por Valentina nuk e pranon dot këtë fakt sepse ka qenë shumë e lidhur me të që kur ai ishte shumë i vogël.

Valentina: Vij nga Fieri dhe kam dy djem Erionin dhe Orgesin. Orgesi është në shkollë në Maqedoni. Kur ishte Erioni 8 vjeç ne jetonim në Berat,  për një jetë të mirë ne u zhvendosëm në Fier.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë t’i vuaje nga migrena.

Valentina: Është një problem që do kohë të rikuperosh veten. Ai e shikonte që unë vuaja, një ditë më gatuan makarona, ishte 10 vjeç. Pas 3-4 orësh më therët, më thotë mami ka gatuar edhe në ato momente po gëzohesha, por pashë që kishte djegur pak dorën nuk e di se si u ndjeva, edhe në faj. Pastaj filloi shkollën, filloi adoleshenca, im shoq emigroi drejt Greqisë, dhe ai filloi kujdeset më shumë për mua, iu duk sikur po i binte atij pesha më shumë. E futëm në sport të që aktivizohej. Në fund të vitit të parë filloi një punë, si kamarier si të gjithë të rinjtë sot, rrogën e dorëzonte të gjithën në shtëpi dhe mbaj mend që rrogën e parë më ka blere një rrip ortopedik që mos më dhembte mesi sepse unë kisha një rrobaqepësi dhe lodhesha shumë. Mbaroi shkollën e mesme dhe ne nuk kishim kushte për të vazhduar shkollën e lartë dhe na ka ngelur peng e mua dhe tim shoqi.

Ardit Gjebrea: Vijmë pak tek nusja se jam shumë kureshtar, kur e njohu?

Valentina: Ai i kishte filluar ato njohjet e para dhe mua më thotë që kam një shoqe,nuk u shqetësova fare sepse e dija që dinte t’i hidhte mirë hapat. Ishte 18 për 19, ishte shumë i vogël, por duke ditur që në atë moshë dhe duhet një shoqe, e mendova që ky fëmijë nuk do i hedhë kot hapat. Me shaka i thoja Eri nuk jam gati për vjehrrë, por zemra më thoshte që nuk i kishte hedhur hapat e gabuar. U rëndova pak sepse dihet dashuria e nënës dhe djalit, jo se isha xheloze, por…

Ardit Gjebrea: Sa vjeç është Erioni?

Valentina: Erioni sot mbush 28-vjeç.

Ardit Gjebrea: Po mirë i madh është për të ikur nga shtëpia.

Valentina: Kam bërë një kompromis me veten time që them se është gati, por unë s’jam gati. Dua t’ja jap bekimin tim që të vazhdojë jetën e tij. Zoti ta bekojë dhe t’i japë një familje të lumtur ashtu siç ka dhe zemrën.

Ardit Gjebrea: Si e ka emrin ajo që të mori djalin?

Valentina: Jetmira. E bekoj dhe atë me gjithë zemër si vajzë.

Ardit Gjebrea: E bëri ndarjen nga trungu familjar.

Valentina: Po me mirëkuptim.

Ardit Gjebrea: Kur e pe atë copën e letrës që të erdhi aty.

Valentina: Jo nuk e kam parë akoma dhe s’do ta shikoj.

Ardit GjebreaJu jetoni akoma në një shtëpi apo jo? Çfarë thotë Erioni?

Valentina: Erioni ka një shprehje që të ma bëjë mua pak më të lehtë ikjen. Më thotë he mami se qiraxhi jam.

Valentina ka ftuar të birin sot në studio për t’u uruar atij të jetë i lumtur me nusen e vetë dhe t’i tregojë se ia jep aprovimin të jetoja në një shtëpi tjetër me bashkëshorten sado të vështirë e ka. /tvklan.al