Federata Angleze e Futbollit, ka pezulluar me tetë ndeshje futbollistin e Preston North End, Milutin Osmajic.

Shkak për këtë dënim, është bërë një incident i ndodhur në ndeshjen ndaj Blackburn, sfidë e mbyllur në barazim 1-1.

Osmajic, u akuzua se kafshoi kundërshtarin e tij, Owen Beck, pas një përplasje që ky i fundit kishte me lojtarët e Preston.

Malazezi kafshoi kundërshtarin te qafa, ndërsa pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale. Osmajic është dënuar me tetë ndeshje pezullim, pasi pranoi akuzën për kafshimin e kafshim. /tvklan.al