Më shumë se 8600 persona kanë hyrë në territorin e vendit gjatë 24 orëve të fundit, nga pika kufitare e Kakavijës, ndërsa mbi 3 mijë kanë dalë drejt shtetit fqinj.

Nisur nga fluksi i lartë i hyrje-daljeve, policitë e dy vendeve u takuan në qendrën e përbashkët të kontaktit për bashkëpunim policor dhe doganor në Kakavijë.

Përgjatë 24 orëve të fundit janë përpunuar të dhënat edhe për 4450 automjete, nga të cilat 2359 në hyrje dhe 1100 në dalje.

Prej muajit qershor, kur ka nisur sezoni turistik, në pikën e kalimit kufitar Kakavijë janë regjistruar mbi 260 mijë hyrje-dalje.

Klan News

/tvklan.al