Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Pushohen nga puna 15 policë doganier dhe tre arkëtar në pikën doganore të Kakvijës. Pas incidentit të fundit mes tregtarëve dhe doganierve të Kakavijës aktiviteti atje u mbyll. Konflikti mes biznesmenëve që me maunet e tyre fusin mallra dhe doganierve të Kakvijës, lindi pas një vendimi të Drejtorisë së Doganave që detyron tregtarët të paguaj një shumë të konsiderueshme të hollash si siguracion.

Përfaqësuesit e doganave shqiptare thonë se kjo shumë të hollash mbahet për të vërtetuar pastërin dhe sigurinë e faturave dhe mallrave që presin të futen në Shqipëri. Pas tre muajsh nëse vërtetohet se malli ka origjinë të pastër dogana ua kthen tregtarëve të hollat e tyre të mbajtura si siguracion.

Sipas kryedoganierve shqiptarë kjo praktikë ndiqet edhe në vende të tjera. Ndërsa vetë biznesmenët janë kundër kësaj strukture, duke akuzuar doganierët për shpërdorim të kodit të ri doganor dhe pengim të aktivitetit të tyre tregtar.

Duke u nisur nga këto mosmarrveshe janë larguar 15 doganier dhe tre arkëtar të pikës së Kakavijës, me motivacionin kalimit të afatit në detyrë. Normalisht një polic dogane nuk duhet të qëndrojë në një vend të tillë pune më shumë se disa muaj. Policët që sapo u larguan kishin më shumë se një vit aty. Ndërkohë konflikti mes doganës dhe tregtarëve vazhdon të mbetet i hapur dhe për zgjidhjen e tij duhet gjetur sa më shpejt një marrveshje./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj