Nga janari në korrik, sitet, monumentet dhe qendrat e trashëgimisë kulturore u vizituan nga mbi 824 mijë vizitorë vendas dhe të huaj.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kjo shifër ka ardhur në rritje me 6.3% më shumë.
Rritja është më e madhe edhe në krahasim me vitin 2024, me 26.4% më shumë dhe 80% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023.
Kalaja e Gjirokastrës renditet në vend të parë, duke regjistruar më shumë se 161 mijë vizitorë, ndjekur nga Parku Kombëtar i Butrintit, me më shumë se 158 mijë.
Parku Arkeologjik i Shkodrës zë vendin e tretë, me 108,150 vizitorë.
Një ndalesë e preferuar për vizitorë dhe turistë është edhe Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë, me më shumë se 84 mijë hyrje.
Sipas shifrave të shpërndara nga Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, në 5 sitet më të vizituara listohet edhe Parku Arkeologjik i Apolonisë, me më shumë se 77 mijë vizitorë.
Për nga numri i vizitave, pas tij renditet Muzeu Kombëtar Ikonografik “Onufri”, me më shumë se 57 mijë hyrje.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 