Vetëm 50 kilometra larg nga Durrësi, me një peisazh të mrekullueshëm, ndodhet Kalaja e Ishmit, një nga vendet më tërheqëse të trashëgimisë kulturore të vendit tonë. Rruga kalon nëpër gjelbërimin e pyjeve të Ishmit të paprekura nga dora e njeriut.

Nga lartësia e fortesës ofrohet pamja mahnitëse e Adriatikut, fushave dhe maleve nga Tirana deri në Ulqin. Kalaja e Ishmit, e cila sipas studiuesit Përparim Taipi daton në shekullin XVI dhe u ndërtua nga turqit, është një destinacion i rëndësishëm për turistët që duan të zbulojnë historinë dhe bukurinë e kësaj zone.

Përparim Taipi, studiues: Këtu vijnë turistë edhe të huaj, vijnë shumë polak, vijnë çek, vijnë gjermanë, vijnë italinë. Duke qenë se këtu i tërheq pak më shumë edhe varri i të ndjerrit piktor Ibrahim Kodra, por përpos kësaj bëjnë edhe vizita këtu te kalaja pasi ka një pamje mahnitëse.

Në afërsi të hyrjes së kalasë gjendet varri i piktorit të famshëm me famë botërore, Ibrahim Kodra, një vend i qetë ku admiruesit mund të ndalojnë për të nderuar kujtimin e tij në vendlindje.

Përparim Taipi, studiues: Duke qenë amaneti i tij i fundi që varri i tij të prehej në një vend të bukur atëherë ku kishte vend më të bukur se këtu te kalaja e Ishmit.

Po ashtu, vizitorët kanë mundësinë të gëzojnë bukurinë e bregdetit të Gjirit të Lalzit dhe Kepit të Rodonit.

Përparim Taipi, studiues: Gjatë natës ka një pamje mahnitëse, shumë çlodhëse të cilët vizitorët kanë qenë jo të paktë në numër që e kanë vizituar dhe e vizitojnë vazhdimisht. Pra është një ndryshim rrënjësor që është bërë këto kohët e fundit për pamjet e kësaj kalaje.

Më herët kalaja u nënshtrua procesit të restaurimit falë projektit EU4Culture, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.

Restaurimi përfshiu riparimin e mureve fortifikuese dhe vazhdoi me rindërtimin dhe konsolidimin e terrenit dhe peizazhit brenda kësaj kalaje historike dhe ndriçimin e saj.

Klan News