Gjatë verës frekuentohet edhe nga pushuesit e plazhit të Shëngjinit e Tales

Vizitore të shumtë vendas dhe të huaj, pjesë e guidave turistike apo familjare, vizitojnë çdo ditë kalanë e Lezhës, duke u njohur kështu më nga afër me historinë e lashtë që ajo mbart mbi supe.

Vizitorët e rastit treguan mbi përshtypjet e para por edhe arsyen që i shtyn të vizitojnë këtë kala, e cila përveç historisë, ofron një panoramë të mrekullueshme, pasi nga kodra ku ajo ndodhet mund të shihet i gjithë qytetin si dhe vijën bregdetare.

Përgjegjësi i kalasë Dedë Margjoni shprehet se ka një rritje të interesit të vizitorëve gjatë periudhës së verës

Kalaja e lezhës është e vizitueshme në çdo periudhe të vitit, por gjatë sezonit turistik ka interes më të lartë të turistëve për t’u njohur me historinë e këtij qyteti.

Klan News