Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme të Bashkimit Europian, Kaja Kallas, ngriti nga Bosnje-Hercegovina shqetësimin se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor po minohet nga ndërhyrjet e vendeve të huaja që synojnë të ushtrojnë ndikim në rajon.
Shqetësimin, tha ajo, ia kanë shprehur edhe liderët e vendeve të rajonit, të cilëve u ka ofruar ndihmën e unionit për t’i bërë ballë këtyre manipulimeve.
“Kemi një paketë shumë të mirë mjetesh për të luftuar manipulimin e informacionit dhe ndërhyrjet nga jashtë. Kjo ka dhënë rezultate të mira në Moldavi dhe po aplikojmë tani mekanizma në ndihmë të Ballkanit Perëndimor. Këto ndërhyrje bëhen me qëllim për të minuar rrugën drejt Bashkimit Europian dhe reformat”.
Kallas theksoi se dyert e Bashkimit Europian janë gjerësisht të hapura, teksa solli në vëmendje Malin e Zi, për të cilin po hartohet traktati i anëtarësimit, si dhe Shqipërinë, që ka hapur kapitujt e negociatave.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 