Necip Memili, aktori i cili luan rolin e Gürdal në “Dashuria e Eshrefit” që transmetohet në Tv Klan, nuk po e ndjek më faqen zyrtare të serialit në rrjete sociale. Veprimi i tij nxiti menjëherë thashethemet se bëhet fjalë për një largim të mundshëm.
Megjithatë, ai ka qetësuar ‘gjakrat’ përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Pse do të ikja nga seriali? A është e mundur? Kam vështirësitë e mia teknike ndonjëherë, jam Binjakët kështu që më lini 5 minuta rehat dhe shihni ç’do të ndodhë”, shkroi ai duke e kaluar situatën me nota humori.













Botërori 2026 
