Këngëtarja Anjeza Branka ka spikatur me performancat dhe zërin e saj në skenë. Ajo ka preferuar që prej kohësh të mos dalë në media apo në intervista, ndonëse gjithmonë ka qenë aktive me projektet e reja muzikore.

E ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan, këngëtarja ka folur për jetën e saj private, por edhe profesionale.

“Gjatë kësaj periudhe nuk jam shkëputur nga muzika, jam marrë gjithmonë me këngë të reja, me klipe vetëm se nuk ju kam bërë reklamë atyre”.

Në moshën 9-vjeçare, Anjeza emigroi bashkë me familjen në Gjermani. Aty mbaroi gjimnazin dhe ka punuar punë të ndryshme, si kamariere, banakiere dhe menaxhere lokali.

Pa i mbushur 9 vjeç kemi emigruar me familjen në Gjermani, me ambasadat  gjermane, jo për probleme ekonomike, por për probleme familjare. Isha e vogël dhe mbaj mend që kishte shumë njerëz dhe flinim jashtë, në ambasadë brenda. Nuk e mbaj mend sa ditë, por di që disa ditë kemi ndenjur. Kemi shkuar me autobus mbaj mend deri në Durrës, pastaj me traget. Nga trageti me tren dhe shkuam në Gjermani. Kur unë shkova në Gjermani ishte jetë krejt tjetër dhe dy vitet e para e kam vuajtur shumë, më merrte shumë malli. I mendoja çdo ditë shoqet e mia dhe fillova t’ju shkruaja kartolina, letra. Kur m’i kthenin unë kënaqesha dhe lumturohesha shumë”.

Në vitin 1999, ajo erdhi në Shqipëri bashkë me familjen për të nisur karrierën e saj muzikore. Në po këtë vit, Anjeza mori pjesë në Festivalin e 38-të në RTSH me këngën “Hosana”./tvklan.al