Zëvendëspresidentja e SHBA Kamala Harris në daljen e saj të parë publike, në Shtëpinë e Bardhë, lavdëroi Presidentin Joe Biden për shërbimin e tij ndaj vendit. Në fjalimin e saj të shkurtër përpara studentëve të ekipeve të kampionatit të Atletikës ajo tha se ai ka punuar me zemër për kombin.

‘Trashëgimia e arritjes së Joe Biden gjatë tre viteve të fundit është e pakrahasueshme në historinë moderne. Me besimin e tij, zemrën e tij të madhe dhe dashurinë e tij të thellë për kombin, në një mandat, ai ka tejkaluar shumicën e presidentëve që kanë shërbyer dy mandate”

Harris nuk iu referua në mënyrë specifike statusit të saj të ri si kandidatja kryesore demokrate për presidente, pasi Biden u tërhoq të dielën nën presionin në rritje të kolegëve demokratë.

Zyrtarët e fushatës dhe aleatët kanë bërë tashmë qindra thirrje në emër të Harris, duke u kërkuar delegatëve në konventën e Partisë Demokratike të muajit të ardhshëm që të bashkohen në emërimin e saj për Presidente në zgjedhjet e 5 Nëntorit kundër republikanit Donald Trump.

Harris tha në një postim në “X” se ajo do të vizitonte atë që kishte qenë selia e fushatës së Biden në Delaëare. Gjatë orëve të fundit të gjithë demokratët që ishin parë si sfidues të mundshëm të Harris janë rreshtuar pas saj, duke përfshirë Guvernatorët e Miçiganit, Kalifornisë dhe Kentakit.

Klan News