Nga aksidenti 3 persona të lënduar

Në Prishtinë ka ndodhur një aksident i rëndë, ku një kamion i kompanisë së mbeturinave ka goditur 9 vetura.

Sipas dëshmitarëve, thuhet se shkaktari i këtij aksidenti ka qenë kamioni i pastrimit i kompanisë rajonale “Pastrimi”.

Dyshohet se kamionit nuk i ka funksionuar sistemi i frenimit, ndërsa zyrtarë të kompanisë ‘Pastrimi’ thonë se kontrolli i makinave të tyre bëhet me rregull.

Në aksident, sipas policisë, janë lënduar 3 persona, ndërsa janë përfshirë 9 vetura.

Tv Klan