Emocione, raste dhe dy gola, por Kanada-Bosnje-Hercegovinë nuk prodhon fitues. Pas ceremonisë hapëse spektakolare, dy kombëtaret dhuruan një 90-minutësh fenomenal, por që në fund u shënuan vetëm dy herë, për të vulosur shifrat 1-1. Barazimi i parë i këtij kampionati botëror, teksa boshnjakët ishin të parët që gjetën rrjetën.

Ende i dehur nga emocionet e debutimit për herë të parë në Kupën e Botës, Lukiç shënoi me kokë pas ekzekutimit të një goditjeje këndi. Në takimin e tij të katërt me kombëtaren, sulmuesi boshnjak u gjend në kohën dhe momentin e duhur për të kaluar në epërsi Bosnjën.

Një gol që duket se tronditi kanadezët, të cilët me forca të shumta u hodhën në sulm për të gjetur sa më shpejt golin e barazimit. Pavarësisht rasteve të shumta, duhej të vinte vetëm pjesa e dytë për të tundur rrjetën e ballkanasve.

I hedhur nga stoli, Larin shënoi në prekjen e parë të topit për të barazuar shifrat. Një gol që mbeti në fuqi deri në fund, me dy kombëtaret që marrin pikët e para në Grupin B, ku bëjnë pjesë edhe Zvicra me Katarin, përballje që do të luhet këtë të shtunë në orën 21:00.

Tv Klan

/tvklan.al