Sali Berisha, tre javë përpara zgjedhjeve në Partinë Demokratike ku ai është kandidat i vetëm për postin e kryetarit, ka folur për këtë proces me demokratët e Dibrës, me të cilët u takua këtë të diel.

Berisha thotë se forca e tij është nga të paktat forca politike në Europë që kryetarin e zgjedh përmes procesit “një anëtar-një votë”, ku sipas tij është mëse normale të mos ketë rival në garë.

Kryedemokrati përsëriti se Ervin Salianji nuk mund të ishte kandidat përballë tij, sepse është vetëpërjashtuar si anëtar i Partisë Demokratike, për shkak të bashkëpunimit të faktuar, sipas Berishës, me përfaqësues të krimit të organizuar.

Berisha e krahasoi Salianjin me Lulzim Bashën, duke i cilësuar të dy si pengje të Edi Ramës. Ajo që mbeti si kandidate në tentativë, Mereme Sela, Berisha mohoi të ishte përfshirë nga Flamur Noka.

Demokratëve dibranë, të cilët i kërkuan që të merret me betejën e vërtetë, atë për rrëzimin e Edi Ramës, Berisha u kërkoi pjesëmarrje masive në protestën e 8 majit për ta përmbushur qëllimin e shpallur: qeveri teknike dhe zgjedhje të lira që do të sjellin rotacionin politik.

Tv Klan

/tvklan.al