Harry Kane theu heshtjen për të ardhmen e tij te Bayern Munich, pasi në media u raportua për klauzolën e shitjes në kontratën e tij, që mund t’i hapë rrugën një rikthimi në Premier Leage.

Kur gjigandët bavarezë e blenë atë nga Tottenham për shumën e 120 milionë Paundëve, kusht për realizimin e transferimit ishte edhe një klauzolë që kapiteni i “Tre Luanëve’ kishte të drejtë që ta aktivizonte.

Sipas mediave gjermane, Kane e ka bërë këtë në merkaton e dimrit për një shumë prej 67 milionë Paundësh, e cila mund të ulet në 54 milionë Paund në Janarin e ardhshëm.

Kane shënoi dy gola për Bayernin në fitoren 3-0 në shtëpi kundër Werder Bremen në “Allianz Arena” dhe ka shkuar në 21 gola në 19 ndeshje këtë sezon në Bundesligë.

Sulmuesi anglez shkon në mbi 20 gola në një sezon për herë të tetë radhzi, më shumë se sa çdo bashkëpatriot i tij në histori.

Pas takimit, Kane nuk dha shumë detaje në lidhje me kontratën e tij.

“Unë nuk dua që të flas në lidhje me këtë gjë! Ajo çfarë unë mund të them, është se jam shumë i lumtur te Bajerni!”, tha Harry Kane.

Klauzola aktivohet nëse Bayern vendos ta shesë futbollistin dhe ky i fundit jep dritën jeshile për t’u kthyer te Spurs. Por sërish Tottenham do të duhet të negociojë për çmimin. Por nëse një klub rival vendos të aktivizojë klauzoën e shitjes, pastaj Tottenham ka opsionin që të barazojë ofertën.

Në Premier League, Kane shënoi 213 gola, e është vetëm 47 rrjeta larg rekordit të Alan Shearer.

Dhe kapiteni i Anglisë gjithnjë e ka pasur si objektiv kryesor që të vendosë një rekord të ri e të hyjë në historinë e futbollit anglez.

Por duket se aktualisht, sulmuesi është i përqendruar vetëm që të arrijë sukseset me Bajernin e Mynihut.

Klan News