Një kangur ‘i arratisur’ mbylli përkohësisht një pjesë të një autostrade në Alabama gjatë ditës së martë teksa autoritetet dhe pronari i kafshës u përpoqën ta largonin.

Agjencia e Zbatimit të Ligjit në Alabama tha se një pjesë e  korsive të Interstate 85 në Tuskegee, rreth 40 milje në lindje të Montgomery, u mbyllën paasi kanguri ndërpreu lëvizjen dhe shkaktoi përplasjen e dy  automjeteve.

Kanguri nuk pësoi lëndime, ka njoftuar agjencia, por është e paqartë gjendja e drejtuesve të automjeteve. Autoritetet dhe pronari arritën ta kapnin kafshën dhe rruga u rihap.

Në një video të publikuar nga sherifi i kontesë Macon, Andre Brunson shihet kanguri që lëviz ngadalë në një kodër pranë autostradës pasi u qëllua me një qetësues. Më pas, pronari e merr dhe e vendos në makinë.

Kanguri quhet Sheila ndërsa pronari, Patrick Starr, ka një parcelë me kunguj dhe një kopsht zoologjik, por kanguri është thjesht kafsha e tij shtëpiake.

“Ajo është kthyer në shtëpi shëndoshë e mirë. Është zgjuar. Nuk është më nën efektin e qetësuesve. Po ha. Po pi. Nuk është e lënduar”, tha ai për Associated Press./tvklan.al

/tvklan.al