Kanye West dhe Irina Shayk janë frekuentuar me njëri-tjetrin kohët e fundit dhe kjo ka nisur të japë frytet e veta.

Sipas një burimi për “The Sun”, “Kanye po shkruan disa këngë të reja që do të bëhen hit. Ai i është rikthyer vetes së tij të dikurshme, të lumtur, me ritme që të bëjnë të ngrihesh e të kërcesh, si albumet ‘The College Dropout’ dhe ‘Late Registration’. Duket sikur marrëdhënia me Irina-n e ka frymëzuar atë.”

Burimi shtoi se “Edhe pse është ende herët, ajo ka lënë impaktin e saj tek ai dhe po e motivon nga ana muzikore”.

Lajmi se Kanye po përgatit projekte të reja tingëllon bukur për fansat e muzikës së tij, sidomos nëse bëhet fjalë për t’iu rikthyer ditëve të dikurshme të tij.

Aktualisht, West dhe Shayk po e marrin me hapa të ngadaltë lidhjen e tyre edhe pse ka qenë në vëmendje të medias. Reperi nuk dëshiron të ketë fëmijë të tjerë momentalisht, por i ka dhënë merita bukuroshes ruse që i ka kthyer energjinë e mëparshme./tvklan.al