Më 11 Korrik, Tirana do të mirëpresë një nga artistët më të njohur dhe më me influencë në botën artistike, reperin Kanye Uest.
Lajmin e ndau në rrjetet sociale përmes një njoftimi Kryeministri Edi Rama, ndërsa Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja ka zbuluar detajet për eventin më të madh artistic, që Tirana do të mbajë.
Një stadium i përkohshëm do të ndërtohet në Kashar përgjatë aksit Tiranë – Durrës, enkas për këtë event artistik me një kapacitet prej 60.000 spektatorësh dhe që do të quhet “Eagle Stadium”.
Premtohet një natë dhe një performcaë unike “one – night – only” me një produksion gjingand, që do të realizoje një koncert të standardve më të larta botërore.
Kanye Uest, ka mbi dy dekada karrierë të sukseshme muzikore, me albume ikonike “The college Dropout”, Graduation, Donda etj, duke e zhvilluar artin e tij me forma të reja dhe novatore dhe me performanca që kanë vendosur korniza të reja të spektalit live.
Prania e Kanye Uest në Tiranë, e pozicion Shqipërinë në hartën e destinacioneve, që realizojnë ngjarje të mëdha artistike dhe kulturore.
Ky event pritet të japë efektet e tij pozitive edhe në Turizëm, po aq sa rrit edhe vizibiltetin ndërkombëtar për mundësi të reja bashkëpunimi me industri kreative.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
