Në Rripin e Gazës po vijon shpërndarja masive e ndihmave për banorët, të cilët kohët e fundit janë përballur me kushte të ashpra urie. Mënyra e shpërndarjes së ndihmave, megjithatë, përbën shqetësim për banorët.
Për të dytën ditë radhazi, banorët e Rripit të Gazës po furnizohen me ushqime në zona të përcaktuara të territorit. Ashtu si të dielën, edhe këtë të hënë ndalimi i pjesshëm i luftimeve hyri në fuqi në orën 10 të mëngjesit dhe do të jetë aktiv për 10 orë, ndoshta për një javë.
Ndihmat po shpërndahen me kamionë që hyjnë nga Egjipti, por edhe me avionë që fluturojnë nga vende të tjera fqinje si Jordania. Megjithatë, banorët e Gazës ankohen për mënyra çnjerëzore të shpërndarjes së ndihmave.
“Ecim drejt vdekjes vetëm për pak oriz të përzier me rërë. Shikoni, rërë dhe oriz që e kemi mbledhur nga toka. Pse po na e bëjnë këtë? Pse na çojnë drejt vdekjes?”
Kombet e Bashkuara përshëndetën ndalimin humanitar të luftimeve, por i bënë thirrje Izraelit ta respektojë deri në fund. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu hodhi poshtë akuzat se në Rripin e Gazës po ka uri masive, ndërsa tha se sulmi izraelit do të ndalet kur Hamasi të mposhtet plotësisht.
Për kreun e Hamasit në arrati, nuk mund të ketë bisedime paqeje në kushte urie në Gaza.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 