Këto skena janë regjistruar gjatë ndeshjes së vlefshme për raundin e 1/16-tave të Kupës së Gjermanisë mes Mannheim dhe Kaiserslautern.
Një përplasje në fushën e lojës mes futbollistëve të të dyja skuadrave ka nxitur tifozët që të sfidonin njëri-tjetrin në këtë derbi të nxehtë.
Disa prej tyre lanë tribunat ku ndodheshin për t’u futur në fushë për të kërkuar përplasje fizike me rivalët, teksa hidhnin flakadanë dhe tymuese.
Forcat e policisë u futën menjëherë brenda stadiumit për të vendosur situatën në kontroll, në mënyrë që ndeshja të përfundonte. Pas 30 minutash pritje, ekipet zbritën sërish në fushë për të luajtur pjesën e mbetur të ndeshjes.
Kaiserslautern arriti që të shënonte golin e vetëm të sfidës në kohën shtesë për të shmangur penalltitë dhe për të siguruar kualifikimin.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
