23 nëntor 2026 – Kaosi ka përfshirë mbrëmjen e djeshme qytetin e Manchesterit në Angli, gjatë një koncerti të reperit amerikan Don Toliver. Mijëra njerëz u evakuuan pasi një “substancë e panjohur” u lëshua në drejtim të turmës.
Kjo ndodhi kur shfaqja po i afrohej fundit, rreth orës 22:00 të dielën. Ndërkohë që adhuruesit e reperit dhe muzikës së tij të cilët ishin të pranishëm në koncert, përshkruan një situatë tepër të rëndë, me “erë të tmerrshme”, njerëz që bërtisnin dhe kollitnin gjak.
Sipas raportimeve nga Shërbimi i Ambulancës Veriperëndimore, një person u dërgua menjëherë në spital, ndërsa më shumë se 80 persona patën simptoma të ndryshme, si probleme me sytë apo frymëmarrjen.
Në krahun tjetër, Policia e Manchesterit bëri me dije se 12 mijë njerëz ishin evakuuar. Ndërsa ankesat e të pranishmëve, shkuan edhe më tej, duke akuzuar se siguria dhe kontrolli gjatë koncertit, nuk ishte në nivele të larta.
“Pashë shumë njerëz që dilnin me vrap dhe të panikosur. Shihje shumë njerëz që vraponin duke dalë nga vendi i ngjarjes. Ajo erë e tmerrshmi goditi papritur. Ishte vërtetë shqetësuese”, tha një 22-vjeçar për BBC Radio Manchester.
/tvklan.al












Botërori 2026 
