Trajneri i Napoli-t, Massimiliano Allegri, ka pasur një reagim të ashpër ndaj skuadrës së tij në dhomat e zhveshjes pas humbjes 2-0 në transfertën e Torino-s përballë Juventus-it.
Tekniku, i cili e ndoqi ndeshjen nga tribuna për shkak të pezullimit, zbriti menjëherë pas vërshëllimës finale për të kontestuar qëndrimin dhe dorëzimin e lojtarëve në një sfidë me peshë të madhe. Kjo situatë e tensionuar vjen në prag të dy transfertave të vështira që të kaltrit do të zhvillojnë përpara pushimit të kombëtareve, kundër Porto-s në Champions League dhe Lazio-s në Serie A.
Pavarësisht rezultateve që do të prodhojnë këto dy takime, pozitat e Allegri-t në stolin e skuadrës napolitane mbeten të sigurta. Drejtori Manna i ka ofruar atij një kontratë trevjeçare me shifra të larta financiare, duke bërë që shkarkimi të mos jetë një opsion i lehtë si në rastin e ish-trajnerit Rudi Garcia.
Nga ana tjetër, presidenti Aurelio De Laurentiis ka kërkuar llogari te stafi mjekësor për të gjetur shkaqet e krizës aktuale të ekipit. Kreu i klubit ka zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me doktorin De Luca për të kërkuar shpjegime mbi dëmtimet e shumta që po kushtëzojnë zgjedhjet e trajnerit.
/tvklan.al












Botërori 2026 
