Një sasi prej 63 kilogramë kanabis u kap në pikën kufitare të Kakavijës, në përpjekje për t’u trafikuar në Greqi.
Lënda narkotike ishte e ndarë në 60 pako të ndryshme të cilat ishin fshehur në vende të modifikuara të një automjeti që drejtohej nga një 44-vjeçar nga Fieri. Në vijim të veprimeve të para hetimore policia arrestoi në flagrancë drejtuesin e makinës dhe një 45-vjeçar tjetër që udhëtonte si pasagjerë në këtë automjet.
Ndërkohë në cilësinë e provës materiale, përveç drogës, policia sekuestroi 3 celularë dhe rreth 1900 Euro që 2 të arrestuarit i kishin me vete.
Tv Klan