Agjentët e Guardia Di Fiananca dhe punonjësit e Agjencisë së Doganave sekuestruan më shumë se 1 ton kokainë në portin e Gioia Tauro në provincën e Reggio Calabria. Sasia e madhe e drogës u gjet brenda një kontejneri me banane që vinte nga Ekuadori.

Droga, me një peshë totale prej 1.126 kilogramësh u zbulua falë analizës së riskut, të ndërmarrë tek më shumë se 2100 kontejnerë që vinin nga Amerika e Jugut.

Sipas asaj që shkruan agjencia italiane a lajmeve ANSA, kokaina u zbulua falë skanerëve të sofistikuar që i dhanë mundësinë hetuesve që të zbulonin ku ishte fshehur ajo.

Kokaina ishte e cilësisë së pastër, për këtë arsye ishte prerë nga trafikantët e drogës deri në 4 herë përpara se të futej në tre. Ajo do t’i sillte krimit të organizuar rreth 225 milionë euro përfitime.

Kontejneri brenda së cilit u gjet e fshehur kokaina ishte nisur drejt një porti të Turqisë./tvklan.al