Në pranga edhe 1 shqiptar dhe 2 shtetas të Kosovës

Një sasi rekord kokaine, 1459 kilogram u zbulua nga autoritetet në portin e Roterdamit. Në pranga u vunë 5 persona nga të cilët një shqiptar 43-vjeçar nga Lushnja dhe 2 të tjerë nga Kosova.

2 të ndaluarit e tjera janë një turk dhe një francez. Sipas mediave vendase, 5 personat e kanë pranuar se ishin në kërkim të dy kontejnerëve ku ishin fshehur sasi të drogës që ishte nisur nga Brazili.

Tv Klan