Në pikën kufitare të Hanit të Hotit është kapur 61 vjeçari polak Jan Stanek, i kërkuar për vjedhje dhe krime në fushën e narkotikëve. Sipas policisë, ai është dënuar në Poloni me 4 vjet e 6 muaj burg. Pritet ekstradimi i tij në vendlindje.


“Policia Kufitare e Hanit të Hotit ndaloi një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Polonia, të dënuar për vjedhje dhe krime në fushën e narkotikëve. Si rezultat i intervistimit të detajuar dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Poloni, të kryera në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar ose ndërkombëtar, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, shtetasi polak Jan Stanek, 61 vjeç.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Poloni e kanë dënuar me 4 vjet e 6 muaj burgim, për vjedhje dhe krime në fushën e narkotikëve. Vijojnë procedurat për ekstradimin e 61-vjeçarit, në Poloni”, thotë Policia./tvklan.al