Rrugët e Torontos u mbushën nga fansat që dëshironin të përshëndetnin aktoren dhe këngëtaren Selena Gomez e cila mbërriti në tapetin e kuq për premierën e filmit të saj të ri të titulluar “Emilia Perez”.

Projekti kinematografik në të cilin interpretojnë gjithashtu Zoe Saldana dhe Karla Sofia Gascon tregon historinë e një avokate e cila merr përsipër një detyrë të papritur: të ndihmojë një lider karteli meksikan të falsifikojë vdekjen e tij dhe t’i nënshtrohet operacioneve për të ndryshuar gjininë.

32-vjeçarja Gomez e cila portretizon Emilia Perez, personazhin kryesor i cili kthehet në një grua rrëfeu para gazetarëve se është e lumtur që iu besua ky rol.

“Të jem e sinqertë, unë jam një fanse e madhe e regjisorit Jacques Audiard dhe po ëndërroja të punoja me dikë që do të më nxirrte nga zona ime e rehatisë, por në një mënyrë që ishte përmes rrëfimit. Nuk prisja të kishte një reagim kaq të madh dhe jam shumë mirënjohëse që jam pjesë e filmit.”

Emilia Pérez do të shfaqet në kinema të zgjedhura këtë vjeshtë, përpara se të dalë në Netflix më 13 nëntor në SHBA, Kanada dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Klan News