Ofertuesi i vetëm për tenderin e zbatimit të projektit të portit në Porto Romano është tërhequr nga gara, duke bërë që e gjithë procedura të dështojë. Vetë ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi, e pohon lajmin duke shpjeguar edhe arsyet e kësaj tërheqjeje nga bashkimi i operatorëve.
“Po, kemi tërheqje të ofertuesit të vetëm që kishte mbetur në garë, me një arsye krejtësisht ekonomike për shkak të rritjes së kostove. Si rrjedhojë e krizës, ka një rritje të kostove totale të ndërtimit në përgjithësi dhe ofertuesi është justifikuar me këtë gjë”.
Karakaçi mohon që arsyet e tërheqjes nga gara të Archirodon Construction të lidhen me dyshimet për ndikime të influencave ruse.
“Janë spekulime”.
Ashtu si Rama dy ditë më parë, Karakaçi pohon se ka një sërë aktorësh që po punojnë kundër projektit të portit industrial, por sipas tij projekti i kompanisë holandeze Royal Haskoning do të zbatohet me çdo kusht.
“Ne do të ndërtojmë një skenar tjetër me qeverinë dhe çdo aktor tjetër nuk do mundet ta frenojë këtë projekt, sepse është shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit”.
Sipas ministrit, projekti i portit turistik Durrës Marina nuk ndikohet nga vonesat e krijuara në transferimin e portit industrial në Porto Romano.
“Jo, është në një fazë të parë…”.
Tenderi për këtë projekt të Porto Romanos, me vlerë 39.3 miliardë lekë, ka dështuar disa herë. Gara për ndërtimin e projektit holandez u hap për herë të parë në dhjetor të vitit 2024.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 