Në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër u kremtua Mesha e Shenjtë, e udhëhequr nga Eminenca e Tij, Kardinali Ernest Simon Troshani.
Në fjalën drejtuar besimtarëve, Kardinali Troshani përcolli mesazhe për rëndësinë e ruajtjes së besimit dhe vlerave shpirtërore.
Ai theksoi se shoqëria e sotme po përballet gjithnjë e më shumë me ndikimin e materializmit dhe modernizmit, duke rrezikuar të largohet nga vlerat njerëzore, familjare dhe fetare.
Në liturgjinë e Shenjtë morën pjesë qindra besimtarë, të cilët u bashkuan në lutje dhe ndoqën me vëmendje mesazhin e Kardinalit.
Ceremonia u zhvillua në një atmosferë solemniteti dhe përkushtimi, duke mbledhur besimtarë nga Shkodra dhe zona të tjera të vendit.
/tvklan.al












Botërori 2026 