Opozita: Provat t’i mbledhë KQZ. KAS: T’i sjellë paditësi

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve diskutoi prej shumë se 6 orësh 3 kërkesa ankimore të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe një kandidati të pavarur për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës.

Përfaqësuesit e subjekteve ankimuese pretenduan se kishin fakte që provojnë se shumica ka deformuar vullnetit e zgjedhësve në këtë qark duke përdorur instrumente në shkelje të ligjit.

Por subjektet pranojnë se provat e tyre nuk janë të mjaftueshme, ndaj kërkuan nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që t’i ndihmojë të sigurojnë në kuadër të këtij hetimi administrativ prova të tjera shtesë nga institucione të ndryshme shtetërore. Por kjo kërkesë për prova shtesë u rrëzua nga KAS.

KAS gjithashtu pranoi kërkesën e dy anëtarëve, Elvis Cefa dhe Ledio Braho dhe vendosi që KQZ të bëjë verifikimin nëse kanë qenë pjesë e administratës zgjedhore shtetasit që kishin ardhur nga jashtë dhe që në ditën e zgjedhjeve duhet të ishin në karantinë, si dhe të këqyr pajisjet PEI për kryqëzimin e të dhënave për qarkun Gjirokastër.

Deri në ardhjen e këtyre dy provave KAS vendosi të pezullojë vendimmarrjen  për tre kërkesat ankimore për këtë zonë zgjedhore.

Tv Klan