Kas pranon të marrë rezultatet e të dhënave nga pajisja e identifikimit biometrik për të dyja qarqet

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzon kërkesat e PD dhe LSI për të kërkuar informacione shtesë në institucionet ligjzbatuese që sipas tyre vërtetojnë vjedhjen e votave në qarkun e Durrësit dhe Shkodrës.

Por KAS pranoi të marrë të dhënat e shenjave të gishtave nga pajisja e identifikimit biometrik për listën e 300 zgjedhësve në Durrës, për të cilat PD pretendon se kanë marrë para për vota dhe se kanë qenë pjesëtarë të administratës zgjedhore.

“Me shumicë votash KAS rrëzoi kërkesën për marrjen e këtyre provave. Subjekti akuz nuk ka bërë një përpjekje për të siguruar paraprakisht provat sikur kërkon shkronja C e nenit 1.

“Nga një verifikim paraprak i kësaj liste, ne na rezulton që nuk janë 300 por janë rreth 150, numri i saktë dot të do identifikohet nga administrata në evindentualitetin që do i kthejë përgjigje kësaj kërkese”.

Ndërkohë, PD dhe LSI kanë dorëzuar në Kolegjin Zgjedhor Ankimimin për vendimin e KAS që shpalli të vlefshme zgjedhjet në qarkun e Gjirokastrës. Në ditët në vijim pritet të ankimohen në Kolegj dhe vendimet për qarkun e Beratit dhe Vlorës.

Klan News