Parlamenti i Katalonias mblidhet të martën në seancë plenare për të shqyrtuar rezultatet e referendumit dhe me shumë gjasë për të shpallur edhe Pavarësinë e rajonit nga Spanja.

Megjithë presionin e madh që po bëhet mbi presidentin katalanas Puigdemont për të mos e hedhur këtë hap, të gjithë janë duke u përgatitur për çdo skenar.

Gjykata e Katalonias vendosi të hënën t’i heqë të drejtën ekskluzive policisë katalonase për të ruajtur selinë e saj në Barcelonë dhe kërkoi forcat e sigurisë kombëtare që ta kryejnë këtë detyre.

Në rast se Pavarësia shpallet të martën, ka një pritshmëri të lartë që policia lokale Los Mossos, do i mbetet besnike qeverisë rajonale të Puidgdemont. Disa banka kryesore kanë zhvendosur ose po planifikojnë zhvendosjen e selive të tyre qendrore nga Barcelona për në qytete jashtë Katalonias.

Reagime ka patur edhe nga fqinjët. Ministrja franceze e çështjeve europiane tha sot në fakt se Franca jo vetëm që nuk do ta njohë Katalonian e pavarur, por territori do të konsiderohet automatikisht jo pjesë e BE.

Tv Klan