Katar-Zvicër, pjesa e dytë
94’- GOOOOOL KATARI 1-1. Shtanget Zvicra në minutat shtesë. Katari gjen barazimin me anë të Khoukhi, i cili shënon me kokë.
Akordohen 6 minuta shtesë.
85’- Embolo i zhgënjen të gjithë. Del bukur në zonë, por gabon gjithçka në momentin e fundit.
75’- Mundësi e mirë për Zvicrën. Gjuan bukur Vargas, por e ndal portieri i Katarit.
67’- Tjetër tentativë nga Xhaka, por edhe këtë herë, gjuajtja shkon jashtë.






65’- Zëvendësime edhe te Zvicra. Rieder dhe Manzambi marrin vendin e Aebischer dhe Ndoye.
60’- Tre zëvendësime te Katari. Largohen Aloui, Gaber dhe Abdurisag, ndërsa vendin e tyre e kanë marrë Fathy, Boudiaf dhe Alaaeldin.
50’- Zhgënjen sërish Ndoye. Sulmuesi nuk shfrytëzon si duhet një krosim nga Freuler.
49’- Predhë e Granit Xhakës nga jashtë zone, por topi shkon mbi portë.
45′- Nis pjesa e dytë e takimit.
Katar-Zvicër, pjesa e parë
Mbyllet pjesa e parë.
45+6’- Aebischer nuk i beson syve, teksa sheh gjuajtjen e tij të largohet mbi vijën fatale.
Akordohen 6 minuta shtesë.
43’- Pranë golit të barazimit Katari. Kobel bën një ndërhyrje vendimtare me këmbë dhe dërgon topin në këndore.
35’- Kombinim mes Embolo dhe Ndoye në zonë, ky i fundit provon me një gjuajtje, por nuk ka koordinatat e duhura.
30’- Katari hidhet në sulm në kërkim të barazimit. Issa Laye provon me kokë në zonë, por topi shkon shumë larg portës.
17’- GOOOOOOL ZVICRA 0-1! Embolo zhbllokon takimin nga pika e bardhë. Sulmuesi tregohet i saktë dhe nis festën e helvetëve.
14’- Akordohet penallti për Zvicrën, për ndërhyrje të portierit Abunada ndaj Aebischer. Penalltia konfirmohet nga VAR.
10’- Penallti në lëvizje për Ndoye. Sulmuesi i Zvicrën krijon iluzione goli, por topi shkon mbi traun e portës.
6’- Mundësi e artë shënimi për Zvicrën. Ndoye i afrohet golit të avantazhit, por një pritje spektakolare e portierit të Katarit mban rrjetën e paprekur.
2’- Shpëton me fat Zvicra. Edmilson Junior i rrëmben topin Akanjit, por ndalet në momentin e fundit nga portieri Kobel.
0′- Nis sfida me Granit Xhakën si kapiten te Zvicra.
FORMACIONET ZYRTARE

Katari: Abunada, Miguel, Laye, Gaber, Aloui, Ahmed, Khoukhi, Madibo, Junior, Afif, Abdurisag.
Zvicra: Kobel, Elvedi, Akanji, Rodriguez, Zakaria, Freuler, Xhaka, Aebischer, Embolo, Ndoye, Vargas.
Zvicra e nis Botërorin me zhgënjim, Katari ndëshkon në shtesë













Botërori 2026 