Katari dyshohet se ka paguar udhëtimin e tifozëve për të mbështetur përfaqësuesen gjatë Kupës së Botës 2026. Lajmi vjen nga një investigim i gazetës britanike The Telegraph, sipas së cilës autoritetet e këtij vendi organizuan një fushatë për të siguruar një prani të madhe tifozësh në stadium.
Rreth 2 mijë persona përfituan paketa falas për ndeshjen e fazës së grupeve ndaj Bosnje-Hercegovinës. Paketa përfshinte akomodimin në hotel, biletat e ndeshjes dhe, kur ishte e nevojshme, edhe biletat e avionit, me një vlerë disa mijëra euro për person. Pjesëmarrësit morën gjithashtu një komplet me fanellën e ekipit të Katarit, shall, flamur dhe syze dielli.
Investigimi pretendon se disa prej tyre nuk kishin ndjekur kurrë më parë një ndeshje futbolli në stadium. E gjitha kishte nisur që në ndeshjen e parë të turneut, ndërsa për sfidën vendimtare ndaj Bosnjës numri i tyre u dyfishua. Fillimisht, Federata e Futbollit e Katarit kishte planifikuar të ftonte tifozët më besnikë dhe studentët që jetonin në SHBA dhe Meksikë, por më pas projekti u zgjerua duke përfshirë shumë më tepër persona.
Pavarësisht këtij mobilizimi të madh, Katari nuk arriti të shmangte eliminimin.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 