Katari dhe Banka Qëndrore Turke nënshkruan një marrëveshje për këmbimin valutor, për të ofruar likuiditet dhe stabilitet financiar në Turqi.

Sipas marrëveshjes, Katari do të ofrojë 15 miliardë Dollarë për të rritur ekonominë turke. Lajmi është njoftuar nga Banka Qëndrore e Katarit. Marrëveshja e nënshkruar nga zyrtarë të dy Bankave Qëndrore, do të krijojë një kurs këmbimi dypalësh.

Kjo marrëveshja do të favorizojë monedhën turke “Lira”, e cila ka humbur 40% të vlerës së saj kundrejt Dollarit gjatë këtij viti. Humbja më e madhe është shënuar gjatë dy javëve të fundit, pas përplasjeve mes SHBA-së dhe Turqisë. Presidenti Donald Trump rriti tarifat për importet e çelikut nga Turqia, si shenjë hakmarrje për arrestimin e pastorit amerikan.

/tvklan.al