Aktorja fituese e çmimit Oscar, Kate Winslet, vjen edhe në rolin e regjizores me “Goodbye June”, një dramë e zhvilluar gjatë sezonit të festave që, sipas saj, eksploron dinamikën autentike familjare.
Me skenar të djalit të saj, Joe Anders, historia është frymëzuar nga përvoja e tyre personale e humbjes së nënës së Winslet, gjyshes së Anders, nga një sëmundje e rëndë në vitin 2017.
“Doja vetëm të bëja një film që të dukej autentik dhe real. Gjithashtu, nuk doja të bëja një histori që ishte për dikë që vdes, sepse në të vërtetë nuk është e tillë. Në fakt, bëhet fjalë për jetën e njerëzve që lihen pas, dhe për ta vendosur atë në hapësirën tonë të Shërbimit Shëndetësor, e cila është nënvlerësuar jashtëzakonisht shumë, dhe ne duhet t’u japim merita dhe nderojmë njerëzit që bëjnë këtë punë të jashtëzakonshme”, tha Kate Winslet, aktore.
Anders, 21 vjeç, babai i të cilit është regjisori Sam Mendes, tha se u habit kur pa një skenar që e shkroi kur ishte 19 vjeç.
“As nuk e dija nëse mund të shkruaja një skenar. Thjesht doja të jepja maksimumin. Fakti që është bërë film është një ide e çmendur. Kalova një kohë të mrekullueshme, është më e bukur nga sa do ta kisha imagjinuar ndonjëherë”, tha Joe Anders, skenarist.
“Goodbye June” do të dalë në kinematë e Mbretërisë së Bashkuar më 12 dhjetor dhe do të fillojë transmetimin në Netflix më 24 dhjetor.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
