Janë zhvilluar gjatë fundjavës dhe këtë të hënë ndeshjet e fazës “play-off” dhe “play-out” në Kategorinë e Dytë, duke përcaktuar edhe çiftet finaliste në të dy grupet.

Në grupin A, finalja e “play-off”-it do të luhet mes Sopotit dhe Shirokës. Sopoti siguroi kualifikimin pas fitores 3-1 ndaj Tërbunit, ndërsa Shiroka triumfoi 2-1 përballë Erzenit.

Në grupin B, në finale do të përballen Bylis B dhe Butrinti. Bylis B fitoi 3-2 ndaj Partizanit B, ndërsa Butrinti kaloi me rezultatin 2-0 Maliqin.

Në fazën “play-out”, Këlcyra siguroi qëndrimin në Kategorinë e Dytë pas fitores së thellë 5-1 ndaj Adriatikut.


Ndeshjet Play-off 2025/2026

Grupi A

Sopoti 3-1 Tërbuni

Shiroka 2-1 Erzeni

Grupi B

Bylis 3-2 Partizani B

Butrinti 2-0 Maliqi


Ndeshja play-out 2025/2026

Adriatiku 1-5 Këlcyra

/tvklan.al