Java e tretë e Kategorisë së Parë prodhoi surpriza në rezultate dhe gola të shumtë nga pretendentët.

Besa fitoi 5-0 ndaj Orikut, në një ndeshje të dominuar nga skuadra kavajase. Pogradeci regjistroi fitoren e dytë, duke mposhtur 3-0 Kukësin në transfertë.

Geci shënoi në fund të pjesës së parë, ndërsa Chinwendu realizoi dy gola në fraksionin e dytë. Me këtë sukses, Pogradeci arriti në 7 pikë, po aq sa Besa dhe Korabi.

Flamurtari pësoi humbje 1-0 në transfertën ndaj Kastriotit në Krujë. Bylisi barazoi 0-0 me Besëlidhjen, ndërsa Burreli humbi 1-3 në shtëpi ndaj Sopotit pas përmbysjes.

Në ndeshjen tjetër, Korabi dhe Iliria u ndanë në barazim 1-1.

/tvklan.al