Bylis dhe Pogradeci barazuan 2-2 mes tyre, në duelin e parë për javën e shtatë në Kategorinë e Parë.

Ballshiotët e nisën ndeshjen shumë mirë, duke kaluar në avantazh në minutën e 12-të me Nyanguila.

Megjithatë, miqtë përmbysën gjithçka me dopietën e Kazeem, në minutat 27 dhe 42.

Një penallti e dyshimtë në fundin e pjesës së parë, u kthye në gol nga Stoilov. Fraksioni i dytë ishte shumë i luftuar, por pa gola.

Bylis e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq të Adeduro.

Me këtë barazim, Pogradeci mban kryesimin me 13 pikë, ndërsa Bylis renditet i dyti me një pikë më pak.

/tvklan.al