Katy Perry dhe Orlando Bloom i shijojnë në maksimum aventurat e tyre si çift dhe njërën prej tyre kanë zgjedhur ta ndajnë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.

Në këtë video ata shihen duke u hedhur nga një helikopter në det. Ylli i  muzikës pop dhe aktori i njohur i Hollivudit numërojnë mbrapsht derisa ulen në buzë të helikopterit për t’u hedhur së bashku në ujë, pa mundur të fshehin emocionet e tyre.

Këngëtarja e shoqëroi videon me vargjet  nga kënga e saj e re, “Lifetimes”.

“Sikur yjet janë në qiell. Ti dhe unë do ta gjejmë njëri-tjetrin. Në çdo jetë”, thuhet në postim.

Bloom dhe Perry filluan të takoheshin në vitin 2016, por e ndërprenë romancën vitin që pasoi. Dyshja përfundimisht rindezën romancën e tyre dhe Bloom i propozoi ish-anëtares së  formatit televiziv American Idol në shkurt 2019.

Bloom dhe Perry kanë një vajzë së bashku, por nuk janë ende të martuar. Një burim i  për revistën e njohur Us Weekly bëri të ditur në maj se ata shpresojnë t’i bëjnë gjërat zyrtare deri në fund të vitit.

Klan News