Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka reaguar pas sulmit me raketë të Iranit që goditi një spital në Beersheba. Ai përmend edhe eliminimin e Ajatollah Ali Khamenei-t si objektiv të Izraelit.
“Një njeri si [Khamenei] gjithmonë ka synuar shkatërrimin e Izraelit përmes agjentëve të tij. Ky njeri, i cili është i gatshëm të na sulmojë, nuk duhet të mbetet gjallë. Kjo është një çështje, çështja e ndalimit të këtij njeriu, e eliminimit të tij, që është pjesë e kësaj fushate. Tani e kuptojmë më qartë rolin e tij, sepse më parë ai fliste për shkatërrimin e Izraelit”, tha ai.
Izraeli ka lënë të nënkuptohet se ndryshimi i regjimit në Iran është pjesë e objektivave të tij që prej nisjes së ofensivës javën e kaluar.
Pas sulmeve të Izraelit ndaj Iranit të premten, kryeministri Netanyahu iu drejtua popullit iranian përmes një videoje në anglisht, ku u shpreh se shpresonte që operacioni ushtarak “t’ju hapë rrugën për të arritur lirinë tuaj”.
Të martën, Presidenti amerikan, Donald Trump, duke iu referuar Khamenei-t, shkroi në një postim në rrjetet sociale se “nuk do ta eliminojmë, të paktën jo për momentin”./tvklan.al












Botërori 2026 
