Nga samiti me Moldavinë, presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa ka vlerësuar ecurinë e shpejtë të Shqipërisë dhe Malit të Zi me negociatat, si dhe objektivin e Tiranës zyrtare për t’i mbyllur ato brenda vitit 2027.

Presidentja e KE Ursula von der Leyen theksoi se procesi i zgjerimit nuk duhet të marrë më shumë kohë, sepse duhet patur në konsideratë edhe konteksti gjeopolitik.

Në mbledhjen e tetorit, Këshilli Evropian do të diskutojë sërish për të ardhmen evropiane të rajonit tonë.

Klan News

/tvklan.al