Partizani vuan, por hedh një hap të madh drejt finales së madhe të Kupës së Shqipërisë. Të kuqtë shënuan një gol ndaj Egnatias për të qenë më pranë raundit që mungon prej 21 vitesh. Kryeqytetasit triumfuan 0-1 në Rrogozhinë, në një ndeshje të dominuar nga kampionët në fuqi të kompeticionit.

Rastin më të mirë për të shënuar e kishte Bakayoko, por goditja me kokë e tij u përplas në shtyllë. Atë që nuk e bën skuadra e Edlir Tetova. Kundërsulmi i shpejtë i kryeqytetasve u konkretizua në fitimin e një penalltie nga Keko.

Sulmuesi fitoi dhe ekzekutoi saktë 11-metërshin, për të shënuar golin që mund të marrë vlera të mëdha dhe ta dërgojë Partizanin në finalen e kompeticionit. Gjithsesi, llogari që do të vulosen në takimin e kthimit, atë që do të luhet në kryeqytet më 23 Prill.

Klan News